Nje aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Shkodër. Ngjarja është regjistruar në lagjen Rus pranë Sahatit. Një automjet tip “Benz” me xhama të zinj, ka përplasur një vajzë të re e cila po lëvizte me biçikletë.
Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, e aksidentuara është hedhur disa metra më tutje si pasojë e përplasje së fortë.
E reja është dërguar në spital ndërkohë që burimet bëjnë me dije se ndodhet ne gjëndjë të rëndë për jetën. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e këtij aksidenti në rrugët e Shkodrës.