Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave që ish-kryeministri Sali Berisha i bëri ditën e sotme nga Foltorja e Kurbinit.
Basha shkruan në Tëitter se Sali Berisha po bëhet gjithnjë e më shumë qesharak. Edhe njëherë tjetër Basha theksoi se ish-lideri historik i PD-së vendos veten e tij mbi interesin e PD-së.
Më tej, kreu i Selisë Blu u shpreh se ai nuk do të lejojë që demokratët të kthehen në mish për top për interesat personale të Berishës.
“Njeriu që po vendos veten e tij mbi PD-në dhe mbi demokratët, po bëhet gjithmonë e më qesharak me trillimet dhe gënjeshtrat e tij. Qëndrimet e tij pas 9 shtatorit, tregojnë se ai nuk njeh kufi në çfarë thotë e çfarë bën vetëm për të mbrojtur interesat e tij personale dhe demokratët nuk do të kthehen në mish për top për interesat e Sali Berishës”, shkruan Basha.
Nga Kurbini, ish kryeministri, Sali Berisha çoi në një tjetër nivel përplasjen me kryedemokratin Lulzim Basha, duke thene se për përfshirjen në 2 çështje korruptive mund të përfundonte edhe në burg nëse nuk do kishte ndërhyrë kryeministri Edi Rama për të mbyllur hetimet ndaj tij.
(E.H/Faxweb.al)