Kreu i PD-se, Lulzim Basha ka ndarë një mesazh në Facebook pak minuta pasi ish Kryeministri, Sali Berisha iu drejtua mbështetësve të tij mëngjesin e kësaj të diele.
Basha shkruan në Facebook, se ditën e djeshme, demokratët zgjodhën të ardhmen, sepse e ardhmja e PD-së sot është e ardhmja e Shqipërisë nesër.
“Zgjodhëm të ardhmen, zgjodhëm të ndryshojmë për mirë. Sepse si do të jetë Partia Demokratike sot, do të jetë Shqipëria nesër!“, shkruan Basha.
Teksti i videos:
Çfarë ka ndodhur pas 9 shtatorit padiskutim po na ndryshon. Dhe ne sot zgjedhim që të na ndryshojë për mirë. Sepse si do të jetë Partia Demokratike sot, do të jetë Shqipëria nesër!
Ndaj edhe ky Kuvend zhvillohet si një akt i vetëdijshëm, i një përgjegjësie të lartë nga ana e Partisë Demokratike për një moment jetik, thelbësor dhe pa të dytë në historinë tonë që nga themelimi. Ne jemi partia e parë opozitare, partia e shpresës të shqiptarëve dhe pa asnjë diskutim na takon të jemi aty ku dhe Shqipërisë dhe shqiptarëve ju takon të jenë, te pozita e natyrshme në qytetërimin perëndimor. Ky Kuvend i jashtëzakonshëm mblidhet për të vendosur më qartë se kurrë dhe dua ta dëgjoj me shumë se kurrë nga delegatët: A do të zgjedhim të ardhmen? PO!
Me heret diten e sotme, Sali Berisha shkruajti ne Facebook se ‘aty ku lind shpresa, lind fitorja’. Ky mesazh vjen nje dite ps mbajtjes se Referendumit ne te gjithe Shqiperine per shkarkimin e Bashes.
(E.H/Faxweb.al)