Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Pejës aty ku dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur.
Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ka mbetur i vdekur edhe Astrit Ademaj, kandidati i Partise Demokratike te Kosovës (PDK) për kryetar komune në Pejë.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20, afër Shkollës Ekonomike “Ali Hadri” në Pejë. Dyshohet se Ademaj është vrarë se bashku me ish-kandidatin e PDK-së për Deçanin, Blerand Kadriaj.
Avni Ademaj, vellai i kandidatit Astrit Ademaj, ka mbetur i palgosur nga te shtenat me arme, qe mesohet se kane nisur brenda nje lokali ku dy viktimat kane nzjerre armet dhe kane qelluar njeri-tjetrin.
Rikujtojme se zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor, ndërsa partitë politike kanë zyrtarizuar kandidatët.
(E.H/Faxweb.al)