Një person është gjetur i ngrirë mëngjesin e sotëm në zonën e “Zogut të Zi” në Tiranë. Burime paraprake bëjnë me dije se viktima është shtetas sirian dhe se ka ndërruar jetë si pasojë e të ftohtit.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(Foto nga vendngjarja)
Në përditësim…