Ditën e sotme është gjetur i pajetë një burrë në lumin Shkumbin.
Sipas policisë, 69-vjeçari rezultonte i zhdukur prej ditës së djeshme dhe ende nuk dihen shkaqet apo rrethanat e ngjarjes së rëndë.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/ Informacion paraprak
Në lumin Shkumbin, në fshatin Mjekës, Elbasan nga polumbarët e Renea-s, është gjetur i mbytur shtetasi T.T., 69 vjeç, banues në Elbasan.
Ky shtetas ishte larguar nga banesa e tij më datë 25.09.2022.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.