Burime për Fax News bëjnë me dije se ka nisur një takim “kokë më kokë” mes përfaqësuesit të PD-së, Oerd Bylykbashi dhe atij të PS-së, Damian Gjiknuri që po zhvillohet me ndërmejtesimin e ndërkombëtarëve, përkatësisht përfaqësues të ambasadës amerikane në Tiranë.
Gazetarja e Fax News, Eksiola Shehu raporton se, negociatori i PD Oerd Bylykbashi dhe negociatori i PS Damian Gjiknuri kanë dalë jashte mbledhjes se Keshillit Politik dhe po negociojnë në praninë e një përfaqësuesi të ambasadës së SHBA
Këshilli Politik është mbledhur në orën 19:00 të mbrëmjes së sotme për të diskutuar çështjet e mbetura pezull të Reformës Zgjedhore.
Ato janë disa dhe nuk është e qartë, nëse do të ketë kohë për të arritur sonte një dakordësi ndërkohë që afati i rënë dakord nga palët për përfundmimin e këtij procesi është 31 Maj, pra sot së paku deri në mesnatë.
Me gjithë volumin dhe vështirësinë e negociatave, gjëja pozitive është se në tryezë sonte nuk ka çështje të reja. Opozita i ka dorëzuar që mbrëmë propozimet për garancitë e votës në zgjedhje, duke e çuar deri në fund pjesën e angazhimit të saj me Reformën Zgjedhore, raporton gazetarja e Fax News, Jonada Zelka.
Pjesë e këtyre propozimeve janë edhe Qeveria Kujdestare për zgjedhjet dhe roli i Gjykatës Kushtetuese. Diskutimi i tyre ende nuk ka nisur, por është e rëndësishme që të gjitha çështjet janë mbi tavolinën e bisedimeve.
(F.GJ/FAXWEB.AL)