Fanie Koshnica, një 74-vjeçare nga qyteti i Fierit është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës së saj duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja ndodhi rreth orës 06:30 në lagjen ‘8 Shkurti’ të qytetit, ndërkohë që nga informacionet paraprake dyshohet se e moshuara vuante nga depresioni.
Grupi hetimor dhe policia po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë: Fier/Informacion paraprak
Sot rreth orës 06:30, në lagjen “8 Shkurti”, Fier, dyshohet se në gjendje depresioni është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës ku jetonte, shtetasja F. K., 74 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.