09:10 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I kërkuar për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, ekstradohet drejt Shqipërisë Indrit Taullai

11:46 | 15/01/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arrestimi në Kosovë i Indrit Taullait/ Kush urdhëroi ndalimin e tij

Është ekstraduar nga Kosova Indrit Taullai, 46 vjeç, banues në Durrës, i cili akuzohet për dy vrasje të ndodhura në Shkurtin e 2005-ës, Vajdin Lames dhe Klodian Saliut.

SPAK e akuzon Taullaun si një nga organizatorët e dy atentateve të bujshme që tronditën Tiranën në vitin 2005. Ai i arrestua në një qendër tregtare në Prizren pas urdhër-arrestit të lëshuar nga SPAK dhe të ekzekutuar nga Interpoli, ndërkohë që u lirua nga burgu më herët në një vendim të dyshimtë të gjyqtares së Krujës Enkelejda Hoxha.

‘Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin penal të datës 02.12.2020, i ka vendosur masën “Arrest në burg” për konsumimin e veprave penale “Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Mbajtja e paligjshme e armëve të zjarrit, me pasoja të rënda”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Vrasja në rrethana të tjera specifike ndaj dy ose më shumë personave, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal””, njofton Policia e Tiranës.

Për vrasjen e Lamajt dhe Saliut akuzohen dhe Lulzim Berisha, Emiljano Shullazi, Viktor Imeraj, Luftar Reci dhe Indrit Rusi. Të gjithë këta persona përfshirë dhe bashkëpuntorin e prokurorisë SPAK, Luftar Reçin, akuzohen si ideatorët dhe autorët e vrasjes së Klodian Saliut dhe Vajdin Lames.

Për këto dy ngjarje u arrestua në Dubai si i impikuar Plaurent Dervishaj, i cili sapo kishte hipur në një avion Charter dhe ndodhej në pistë gati për fluturim. I vetmi person që është në kërkim për dy vrasjet e bujshme vazhdon të jetë Lul Berisha.

Për Plarent Dervishajn kunatin e ish-kreut të bandës së Durrësit Lulzim Berisha, nuk ka ende një përgjigje nga autoritetet në Dubai, sepse shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi me këtë vend.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka njoftuar zbardhjen e atentateve të 15 viteve më parë ku mbetën të vrarë Klodian Saliu, i njohur si rivali i Lulzim Berishës dhe biznesmeni Vajdin Lamaj, ish zëvendëspresident i Federatës së Mundjes.

Më konkretisht bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në datën 26 shkurt 2005, ku në segmentin rrugor Durrës-Maminas, në afërsi të fshatit Koxhaj është vrarë me armë zjarri shtetasi Klodian Saliu, i cili po lëvizte me autoveturën e tij tip “Mercedes Benz”.

Ngjarja e dytë ka ndodhur një ditë më pas, ku rreth orës 23:50, si pasojë e një shpërthimi me lëndë plasëse në ashensorin e pallatit u vra biznesmeni Vajdin Lame dhe miku i tij Artan Arsi. Hetimet e procedimeve të regjistruara për këto dy ngjarje ishin pezulluar për moszbulim të autorëve.

Prokuroria e Posaçme ka rifilluar hetimet e këtyre procedimeve dhe pas regjistrimit të tyre i ka bashkuar në një të vetëm duke gjetur prova për kapjen e autorëve. Në qeli ku ndodhet nën hetim për disa akuza, i është komunikuar masa e arresit me burg, shtetasit Emiliano Shullazi si dhe Viktor Ymerit, i cili është arrestuar në Vlorë.

Po ashtu në Kosovë u ndalua në datën 7 dhjetor i është komunikuar masa e arrestit Indrit Taullait, i cili sot u nis drejt Shqipërisë. I vetmi që ndodhet ende në liri nga të dyshuarit është Lul Berisha, ish-kreu i Bandës së Durrësit. (E.K/Faxweb.al)

Pas

Nuk ka pikë lidhje me duhanpirësit! Mjekja zbulon pasojat e tmerrshme që lë Covid në mushëritë e pacientëve

Para

FOTO/ I shkrumbuan X5-ën në derën e shtëpisë, kush është biznesmeni i njohur nga Durrësi që operon në fushën e transportit

Para
FOTO/ I shkrumbuan X5-ën në derën e shtëpisë, kush është biznesmeni i njohur nga Durrësi që operon në fushën e transportit

FOTO/ I shkrumbuan X5-ën në derën e shtëpisë, kush është biznesmeni i njohur nga Durrësi që operon në fushën e transportit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lista e kundërmasave të BE ndaj SHBA është gati! Tarifa të reja mund të vendosen mbi eksportet amerikane

Irani sekuestron cisternën që transportonte 2 milionë litra karburant kontrabandë

Kreu i organizatës për migracionin thirrje BE-së: Shtoni dëbimet e migrantëve

I dënuar me vdekje për vrasje të dyfishtë, ekzekutohet 54-vjeçari në Florida, i teti në këtë shtet për 2025

Tiranë /Finalizohet operacioni “Fokusi”, kapet në flagrancë 31-vjeçari me armë zjarri

Vrasja e Renis Dobrës, ndalohen 2 autorët e dyshuar

Teherani: Siria dhe Azerbajxhani po bëjnë “komplot” kundër Iranit

Krim brutal në Kaliforni, hajduti 22-vjeçar vret drejtuesen e American Idol dhe bashkëshortin e saj

Rrëmbehet një aeroplan i vogël në Kanada, aeroporti ndërkombëtar i Vankuverit i paralizuar për një orë

Bashkitë rrisin shpenzimet e personelit, ulin investimet në 5-mujor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.