Presidenti i vendit Ilir Meta ka firmosur shkarkimin e kryeministrit Edi Rama nga posti që mbante si ministër për Europën dhe Punët e Jashtme dhe ka dekretuar emërimin e Olta Xhaçkës në këtë pozicion.
Kjo e fundit është dekretuar në postin e ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, ndërsa në vendin e saj në Ministrinë e Mbrojtjes, Meta ka dekretuar emërimin e Niko Peleshit, i cili rikthehet në qerveri pas disa vitesh mungesë.
Për shkak se Meta vendosi që të mos e dekretojë asnjëherë si Ministër të Europës dhe Punëve të Jashtme Gent Cakajn, Rama ka qenë vetë ligjërisht në postin e ministrit, nga i cili është shkarkuar sot, pas emërimit të Xhaçkës.
Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës: Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta ka dekretuar sot shkarkimin e zotit Edi Rama nga detyra e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme dhe zonjës Olta Xhaçka nga detyra e ministrit të Mbrojtjes.
Po sot, Presidenti Meta ka dekretuar emërimin e zonjës Olta Xhaçka në detyrën e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme dhe zotit Niko Peleshi në detyrën e ministrit të Mbrojtjes.
Cakaj deklaroi se dha dorëheqjen e parevokueshme nga posti që mbante, ndërkohë që u shpreh qartë se nuk do të angazhohet në fushatën elektorale të zgjedhjeve të ardhshme nën siglën e PS.
(E.K/Faxweb.al)