Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu ka deklaruar nga protesta se ajo do të zgjas aq sa ta kërkojnë qytetarët. Balliu paralajmëroi se rrethimi i kryeministrisë nuk është asgjë duke u shprehur se në ditët në vijim mund të rrethohet edhe Surreli.
Ai tha se fitorja më e madhe e shqiptarëve është arrestimi i të gjithë atyre që kanë vjedhur taksat e qytetarëve dhe kjo do të bëhet menjëherë pas largimit të Ramës nga pushteti.
“Protesta do të zgjas aq sa të duan qytetarët, deri në fitoren e plotë. Fitorja e parë do të jetë largimi i Edi Ramës dhe fitorja më e madhe do të jetë arrestimi i të gjithë atyre që kanë vjedhur popullin dhe qytetarët. Mos u habisni, rrethimi i kryeministrisë nuk ishte asgjë, kur të shihni se deri ku do të arrijë revolta e qytetarëve, mos u habisni kur të bllokohet Surreli. Burgut nuk do ti shpëtojë, jo se e them unë por se e thotë sovrani. Revoltat nuk kanë as plane dhe as skema, se ku do të shkojë kjo rrevoltë do ta shihni në ditët në vijim” -tha Balliu.
(F.GJ/FAXWEB.AL)