Kryetari i Gjykatës në Elbasan Zihni Shahu ka dhënë dorëheqjen dhe është larguar nga detyra.
Mësohet se Zihni Shahu ka paraqitur dorëheqjen e tij pranë KLGJ-së.
Zihni Shahu, qëndroi në këtë detyrë për gati 10 muaj, pasi u emërua nga KLGJ për të drejtuar gjykatën e Elbasanit, menjëherë sapo “Vettingu” shkarkoi Sulejman Kurtin.
Mësohet se vetingu ka detyryar kryetarin e gjykatës së Elbasanit, Zihni Shahu, të japë dorëheqjen dhe të largohet vullnetarisht nga detyra.
Shahu, do vijojë të qëndrojë në detyrë deri në fund të muajit, ku do kryejë dorëzimin e dosjeve dhe materialeve të tjera të punës.(M.Q/Faxweb.al)