Ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani është paraqitur sot në Prokurorinë e Tiranës pas thirrjes së kësaj të fundit për t’iu kominukuar akuza në lidhje me kontratat e lobimit të selisë blu në SHBA.
Burimet për faxweb.al bëjnë me dije se Ristani është paraqitur vullnetarisht në Prokurori për të dhënë dëshminë e tij, çështje e cila ndiqet nga prokurorët Gjergji Tako, Ervin Karanxha dhe Kol Hysenaj.
Të pandehur gjithashtu janë marrë financieri i kësaj partie Ilir Dervishi si dhe kreu i PD-së Lulzim Basha i cili dje refuzoi të paraqitej në prokurori pa u njohur me faktet që kjo e fundit disponon në lidhje me këtë çështje (lexo). Disa orë pas deklaratës së Bashës prokuroria e Tiranës lëshoi urdhrin për shoqërim të Bashës nëse nuk paraqitet në seancën e pyetjeve me 20 qershor (lexo).
Çështja e pagesave për lobim të kryera nga ana e PD-së u hap në nëntorin e dy viteve të shkuara kur firma amerikane ‘Muzin Capitol Partners’, plotësoi me informacione shtesë deklarimet e saj të detyruara me ligj për Departamentin e Drejtësisë. Sipas deklarimeve të kësaj kompanie, ajo kishte marrë tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017.
Nga deklarimet e firmës Muzin, vetëm ajo prej 25 mijë dollarësh, është pranuar nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha që është paguar nga PD-ja. Dy të tjerat mbetën të paqarta