Avioni ukrainas, i cili u rrëzua në Teheran duke shkaktuar 176 viktima, është qëlluar nga raketat iraniane.
Lajmi është bërë i ditur nga 3 zyrtarë të inteligjencës amerikane, të cilët theksojnë se tragjedia e rëndë erdhi si pasojë e sistemit raketor të Iranit.
CBS News raporton se zyrtarët amerikanë janë të bindur se Irani goditi fluturimin 752, duke shpjeguar se inteligjenca amerikane zbuloi radarët antitrapë që ndizeshin para përplasjes. Satelitet zbuluan dy rrahje infra të kuqe, të dyshuara për lëshimin e raketave SA-15, që u pasuan nga një tjetër goditje, shpërthimi i avionit.
Ndërkohë, zyrtarët e Ukrainës kanë pezulluar fluturimet me Iranin derisa të përcaktohet shkaku i rrëzimit të avionit ukrainas menjëherë pas ngritjes nga aeroporti ndërkombëtar i Teheranit të mërkurën në mëngjes.
Autoritetet iraniane thonë se kanë gjetur kutitë e zeza të avionit, të cilat përmbajnë të dhënat e fluturimit dhe mund të ndihmojnë në përcaktimin e shkakut të rrëzimit.