Vendi ynë po përjeton një valë dorëheqjesh të vazhdueshme, në nivele të ndryshme të administratës publike. Këtë herë ka dhënë dorëheqjen drejtori i IKMT-së Shkodër, Ilir Niklekaj.
Arsyet për dorëheqjen e tij nuk bëhen ende të ditura, por mendohet të jetë e lidhur edhe me dorëheqjet e tjera që po bëhen në rang vendi, ku nënpunës publikë po lëvizin nga postet e tyre, për t’u zëvendësuar nga të tjerë.
Në postin e drejtorit të IKMT-së në Shkodër do të emërohet Serdar Hoxha i cili do të drejtojë institucionin në vijim duke zëvendësuar, Ilir Niklekajn.