09:43 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përfundon mbledhja e KED, lejohet kandidimi i Marsida Xhaferllarit

15:35 | 06/08/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
KED me dorë të hekurt, shpall listën e kandidatëve që iu ndalohet gara për Gjykatën Kushtetuese

Foto ilustrim

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ka dhënë dritën jeshile Marsida Xhaferllarit, si kandidate për Gjykatën Kushtetuese.

Gjatë mbledhjes së ditës së sotme KED ka vendosur që duke filluar nga data 7 gusht, do të fillojnë intervistat për kandidatët për Kushtetuese.

Deri më tani janë më pak se 5 kandidatë në garë, dhe si pasojë KED është e detyruar të rihap edhe njëherë tjetër garën.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 06.08.2019, zhvilloi mbledhjen e radhës me këtë rend dite:
1. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit të kandidates Marsida Xhaferllari, kandidate për vendin vakante në Gjykatën Kushtetuese të shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 04.03.2019 dhe për vendin të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
2. Diskutim dhe vendimmarrje lidhur me gjendjen që rezulton nga procedura e verifikimit të kandidaturave dhe numri i kandidatëve të lejuar, si edhe për mënyrën e procedimit nga ana e Këshillit, për vendet vakante si më poshtë:
– vendin vakant për Inspektor i Lartë i Drejtësisë
– vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018
– vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, shpallur nga Kuvendi në datën 28.08.2018
Sikurse edhe në rastet e tjera të deritanishme, shqyrtimi i rasteve të kandidatëve për vendet vakante për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë është vendosur në përfundim të procedurave të verifikimit rigoroz dhe të thelluar të ndjekura nga Këshilli, sipas ligjit dhe standardeve tashmë të njohura e të aplikuara që kërkohen për përzgjedhjen, qenien dhe konfirmimin në detyrën e magjistratit apo anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.
Në mënyrë të përmbledhur, në veprimet hetimore dhe procedurat e verifikimit të kandidatëve të ndjekura nga Këshilli, ndër të tjera, përfshihen:
– në lidhje me kontrollin e pasurisë, hetimi i ushtruar dhe raporti i kontrollit nga ILDKPKI, të dhënat e sjella nga me shumë se 45 institucione publike dhe subjektet private të fushës bankare, financiare, tregtare, tatimore, sigurimeve shoqërore etj., në përgjigje të kërkesave për informacion të Këshillit, si edhe shpjegimet e dokumentet shtesë të paraqitura nga kandidatët rast pas rasti në përgjigje të kërkesave të Këshillit;
– në lidhje me figurën dhe integritetin, hetimi i ushtruar dhe raportet apo përgjigjet zyrtare të dërguara nga institucionet publike si Prokuroria e Përgjithshme, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, të gjitha institucionet e shërbimeve informative, si edhe shpjegimet e dokumentet shtesë të paraqitura nga kandidatët rast pas rasti në përgjigje të kërkesave të Këshillit;
– në lidhje me kushtet e tjera ligjore të kandidimit, verifikimi dhe hetimi mbi dokumentacionin e kandidimit të paraqitur nga vetë kandidatët, të dhënat zyrtare të sjella nga institucione publike dhe subjekte private mbi kërkesat për informacion të Këshillit lidhur me karrierën, përformacën e kandidatëve dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore nga ana e kandidatëve në ushtrimin e detyrave dhe funksioneve, si edhe shpjegimet e dokumentet shtesë të paraqitura nga kandidatët rast pas rasti në përgjigje të kërkesave të Këshillit.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, çmon se është vendi të përsërisë vlerësimin dhe falënderimin e veçantë për përgjegjshmërinë, korrektësinë dhe shpejtësinë, në dhënien e përgjigjeve dhe sjelljen e informacioneve të plota dhe profesionale të kërkuara nga shumica dërmuese e institucioneve publike dhe subjekteve private.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave të kandidates Marsida Xhaferllaridhe dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, pasi dëgjoi mendimin e përfaqësuesit të Avokatit të Popullit lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e kandidaturave, vendosi:
A. Lejimin e kandidimit të kandidates Marsida Xhaferllari, për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

B. Lejimin e kandidimit të kandidates Marsida Xhaferllari, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 04.03.2019.
Vendimet për lejimin e kandidimit të kandidates Marsida Xhaferllari, do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.
Gjithashtu, në lidhje me çështjet e rendit të ditës mbi diskutimin dhe vendimmarrjen që rezulton në nga procedura e verifikimit të kandidaturave dhe numrin e mbetur të kandidatëve të lejuar, si edhe për mënyrën e procedimit nga ana e Këshillit, për vendet vakante si më poshtë:
– vendin vakant për Inspektor i Lartë i Drejtësisë,
– vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018,
– vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, shpallur nga Kuvendi në datën 28.08.2018,
Këshilli vendosi që të shtyjë vendimmarrjen në mbledhjen e programuar të KED që do të zhvillohet në datën 09.08.2019, për të siguruar përmbushjen e plotë të procedurës së njoftimit të vendimeve të ndalimit të kandidimit të dhëna nga ky Këshill, lidhur me kandidatët që rezultojnë si kandidatura të këtyre vendeve vakante.

Etiketa: kedmarsida xhaferllari
Pas

“Vunoi” sekuestroi 16 kg lëndë narkotike, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari

Para

Levizte me pistoletë silenciator në Durrës, arrestohet në flagrancë 19-vjeçari

Para
Levizte me pistoletë silenciator në Durrës, arrestohet në flagrancë 19-vjeçari

Levizte me pistoletë silenciator në Durrës, arrestohet në flagrancë 19-vjeçari

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rama paralajmëron sistem të ri të furnizimit të naftës: Do sjellë kontroll të çmimit

Aksioni në Theth, Kryeministri Rama: Nuk do të ketë resorte turistike

“Nuk i thamë askujt na jep votën dhe ndërto pa leje”/ Rama reagon për Thethin: Nuk janë njerëz të shkretë, por…

Macron paralajmëron rritje të madhe të shpenzimeve për mbrojtjen e Europës

Rama mbledh sot deputetët e Tiranës, do raportojnë problematikat e evidentuara në terren! Në takim do jenë edhe drejtorët e bashkisë

Urdhri i ri: Deportime në vendet e treta brenda 6 orësh për emigrantët në SHBA

30 viktima nga përleshjet sektare në Siri

SHBA dërgon raketa në Kiev – Trump: “Ne s’paguajmë asgjë, BE paguan 100%”

Nga e hëna sekuestrohet bulmeti pa faturë! Tatimet nisin kontrollet në terren

Kryeministri i Australisë Albanese nis vizitën në Kinë, e përqendruar në tregti

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.