Një 21 vjeçar është shoqeruar në Polici mesditën e kësaj të mërkure, pasi ai përplasi me makinën e tij tip Audi një 60 vjeçar.
Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Shijak-Xhafzotaj, aty ku shtetasi me inicialet A.L., k aksidentuar këmbësorin me inicialet D.Gj.
Njoftimi:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 16.06.2021, në orën 15:20, në aksin rrugor Shijak-Xhafzotaj, Durrës, shtetasi A. L., 21 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin D. Gj., rreth 60 vjeç, banues në Shijak, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme proceduriale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
(E.H/Faxweb.al)