Një plagosje me thikë ka ndodhur dje në Durrës, ku një 25 vjeçar është dërguar me urgjencë drejt spitalit. Policia ndërkohë ka arrestuar dhe autorin e plagosjes, shtetasin me inicialet P. B., 56 vjeç, i cili akuzohet për “vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:
P. B., 56 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas, më datë 09.03.2020, në lagjen nr. 16, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), në pjesën e gjoksit, shtetasin A. N., 25 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.