Pas thirrrjeve publike të ndërkombëtarëve, KED mblidhet sot në 13:30 për shqyrtimin e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.
Ky vendim i KED, e cila nga ana e saj u zgjodh përmes shortit të hedhur në presidencë në datën 4 Dhjetor, vjen pas thirrjeve të bëra publike nga ana e ambasadorëve Yuri Kim dhe Luigi Soreca të bëra më herët gjatë ditës.
Përmes postimeve të tyre, Kim dhe Soreca thanë se nuk ka asnjë arsye praktike që Gjykata Kushtetuese të mos ngrihet brenda këtij viti.
Anëtarët e rinj të KED, që u përzgjodhen me short janë: Marsida Xhaferllari, Elsa Toska, Ervin Pupe, Adnan Xholi, Astrit Kalaja, Elona Toro, Gjon Fusha, Genti Xholi, Rilinda Selimi.
KED me anëtarët e rinj do të funksionojë përgjatë vitit 2021. KED është një organ kolegjial me 9 anëtarë dhe me mandat 1-vjeçar.
Ky institucion ka rol kyç në vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë vazhdimisht ambasadorja amerikane Yuri Kim po përsërit thirrjet për palët që ta bëjnë funksionale Gjykatën Kushtetuese deri më 31 dhjetor.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post