Mëngjesin e sotëm rreth orës 10:35, në lagjen “Loni Dhamo” në Lushnjë, shtetasi A.T 58vjeç dyshohet të ketë rënë nga kati i tretë i banesës ku banonte dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Lushnjë
Informacion paraprak
Sot rreth orës 10:35, në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, shtetasi A. T., 58 vjeç, dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës ku banonte dhe ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.