Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së PS, kryeministri Edi Rama në një deklaratë për emdiat ka bërë me dije se Bajram Begaj, shefi i shtabit të forcave të armatosura, ishte propozimi i mazhorancës për postin e presidentit të republikës.
Rama tha se kishte pasur një sërë diskutimesh në proces ku u përfshinë në total 26 emra në bllokun e tretë të kandidaturave mes të cilave u përzgjodh Bajram Begaj i cili sipas kryeministrit do të jetë shëmbelltyrë për shtetin.
“Kemi përmbyllur procesin e përzgjedhjes së kandidaturës që do cojmë në Kuvend për të votuar presidentin e ri. Sot procesi është përmbyllur duke vënë në dispozicion të gjitha kandidaturat e propozuara nga grupi parlamentar. PS duhet të shkojë përtej vetes sepse u duhet t’u japë shqiptarëve kryetar shteti që nuk ka karrierë politike në PS por që rrezaton atë mirësi që kemi nevojë. Jemi përqendruar në bllokun e tretë që ka pasur 26 kandidatura që janë shoshitur në një numër diskutimesh për të mbështetur, Bajram Begën shefi aktual i shtabit të përgjithshëm i forcave të armatosura”– tha Rama.
Të nesërmen pas mbledhjes së firmave të deputetëve të PS për Bajram Begën si president, do të mbahet seanca plenare në orën 18:00 ku pritet të votohet kreu i ri i shtetit, për zgjedhjen e të cilit mjafton një shumicë prej 71 votash në Kuvend.