Policia greke ka sekuestruar mbi 4 ton 387 kg kanabis mbrëmjen e sotme, vlera e të cilës shkon në 33 milionë euro.
Sasia e drogës u zbulua në një anije që do të nisej drejt Sllovakisë pak ditë më parë, pas një operacioni sekret.
Operacioni u zhvillua nga shërbimi amerikan kundër Drogës, DEA, shërbimi grek tatimor dhe policor kundër Drogës, si dhe shërbimet policore kundër drogës të Mbretërisë së Arabisë Saudite.
Sipas raportimit, në anijen e transportit të mallrave ishin fshehur 129 thasë najloni me kanabis të përpunuar si dhe 282 paketa të hapura.
Anija arriti nga Libani në Pire më 14 prill dhe do të nisej në 20 prill me itinerar Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Hungarinë e destinacion Bratislava, Sllovaki. Hetimet për grupin kriminal pas transportit të drogës mbetet i hapur, raporton policia greke.
(E.H/Faxweb.al)