Një anije peshkimi ka marrë flakë sot në Durrës, ndërsa shkak dyshohet se është bërë një shkëndijë në bateri. Sipas burimeve për faxweb.al, i gjithë ekuipazhi rrezikonte jetën, per shkak se flakët e kanë ‘përpirë’ anijen në disa minuta ndërsa mësohet se pas ndërhyrjes është shpëtuar ekuipazhi prej 3 marinarësh. Anija ndodhet 6 milje larg bregut, ndërsa flakët kanë pushtuar të gjithë mjetin duke e shkrumbuar. Roja bregdetare dhe policia kufitare janë nisur drejt vendngjarjes.