Mbrëmjen e sotme qyteti i Elbasani është tronditur nga të shtëna me armë, ku mbeti i vrarë një person.
Mësohet se viktima është Everest Caka, banor i lagjes “5 Maji” ne Elbasan. Ai eshte ekzekutuar ne zonen e Fushe-Mbretit.
Viktima ka qenë i shoqeruar nga bashkëshortja e tij në momentin e ekzekutimit. Ajo quhet Silvana Caka dhe ka mbetur e plagosur gjatë atentatit.
“Nga kjo ngjarje ka mbetur e plagosur edhe gruaja që e shoqeronte në mjet. Ngjarja e rëndë ka bërë që në drejtim të vendngjarjes të mbërrijnë forca të shumta të policisë dhe ambulanca, e cila ka shoqeruar trupin e viktimës për në spital. Ka qenë gruaja që ka lajmëruar policinë. Nuk dihet ende cili mund të jetë shkaku i kësaj ngjarje të rëndë. Ai ishte i afërm me një person që ka pasur probleme të mëparshme”, raportoi gazetarja e Fax News nga vendngjarja, Entela Duka.
(E.H/Faxweb.al)