Pamjet e mëposhtme janë filmuar në lagjen Skënderbej në Elbasan, ku mbrëmjen e sotme është vrarë një person që shoqerohej nga një vajzë.
Mësohet se gruaja është gjetur në gjendje shoku dhe duke qarë në vendngjarje. Ajo është bashkëshortja e viktimës, Everest Çakaj i cili u ekzekutua këtë mbrëmjen në Elbasan.
Çifti ishin së bashku në makinë kur autorët e ngjarjes hapën zjarr ndaj tyre, duke lënë të vdekur në vend Everest Çakajn dhe duke plagosur në dorë gruan e tij Silvana Çakajn.
(E.H/Faxweb.al)