Një 50 vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga blutë eDurrësit, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet E.R., i cili ka dhunuar bashkëshorten e tij me inicialet E.R., 39 vjeçe.
Njoftimi i policisë:
Durrës
Vihet në pranga një shtetas për veprën penale ” Dhunë në familje”.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E.R., 50 vjeç, banues në Durrës , pasi dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases E.R., 39 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
(E.H/Faxweb.al)