Policia e Durresit ka vene ne pranga dy persona te cilet akuzohen per vjedhjen e nje banese dhe nje shkolle dhe qytetin bregdetar.
I pari eshte shtetasi me inicialet M.V., i cili weshte konstatuar duke vjedhur ne banesen e shtetasit F.L. Ndersa i arrestuari tjeter eshte me inicialet F.K, 32 vjec, i cili u kap duke vjedhur ne nje shkolle ne lagjen numer 18 ne Durres.
Njoftimi i plotë: Durrës
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për veprën penale “Vjedhja”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës dhe në Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore autorët, arrestuan në flagrancë shtetasit: M. V., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi është konstatuar duke vjedhur në banesën e shtetasit F. L.; F. K., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi është konstatuar duke vjedhur në lagjen nr.18, Durrës, në ambientet e një shkolle.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.