07:53 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vrau gruan me thikë, vetëdorëzohet në polici 45-vjeçari

13:53 | 02/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
FOTO/ Të bërtiturat e 33-vjeçares alarmuan fqinjët, kush është autori i vrasjes makabre në Durrës

Është vetëdorëzuar në polici 45-vjeçari Lulzim Cuku, i cili goditi për vdekje me thikë gruan e tij 33-vjeçaren Manjola Cuku, mbrëmë në mesnatë.

Policia njofton se autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi Lulzim Cuku, si pasojë e trysnisë së Policisë është vetëdorzuar në Komisariatin e Policisë Burrel.

Paraprakisht dyshohet se burri e ka goditur gruan pas një debati mes tyre, pasi kjo e fundit mësohet se i ka kthyer fjalën.

Bëhet me dije se të bërtiturat e saj kanë alarmuar fqinjët, të cilët kanë telefonuar policinë për ngjarjen e rëndë.

45-vjeçari jetonte në Greqi dhe kishte vetëm një javë që kishte ardhur në Shqipëri. Mësohet se krimi i rëndë ka ndodhur në sy të 3 fëmijëve të mitur të çiftit, ndërkohë që çifti ka edhe një vajzë 9 muajshe.

Bëhet me dije se familja kishte ardhur nga Peshkopia, për të jetuar në Xhafzotaj .

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Xhafzotaj, më datë 01.02.2020, ku shtetasi Lulzim Cuku, 45 vjeç, qëlloi me mjet prerës thikë, bashkëshorten e tij shtetasen M.C. 33 vjeçe, e cila për pasojë ndërroi jetë, ju informojmë se;

Policia e Durrësit pas njoftimit të marrë në lidhje me ngjarjen është vënë në ndjekje të autorit duke bashkëpunuar dhe me DVP Tiranë e DVP Dibër.

Gjithashtu nga shërbimet policore u ushtrua kontroll në shumë objekte e ndërtesa ku dyshohej se mund të fshihej autori.

Autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi Lulzim Cuku, si pasojë e trysnisë së Policisë është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Burrel.

Shërbimet e e Komisariatit të Policisë Durrës po mbërrijnë në Komisariatin e Policisë Burrel për të shoqëruar autorin në DVP Durrës për veprime të mëtejshme.”– njofton policia.

Etiketa: lulzim cukumanjola cukuvetedoresohet
Pas

Shtylla e tensionit rrezikon që të rrëzohet, askush nuk merr asnjë masë

Para

Rasti i çuditshëm në Britani, pasagjerët të gjithë me maska kundër koronavirusit, shoferët pa maska

Para
Rasti i çuditshëm në Britani, pasagjerët të gjithë me maska kundër koronavirusit, shoferët pa maska

Rasti i çuditshëm në Britani, pasagjerët të gjithë me maska kundër koronavirusit, shoferët pa maska

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bashkitë rrisin shpenzimet e personelit, ulin investimet në 5-mujor

Qeveria, gati të rikthejë skemën e kompensimit të TVSH-së për fermerët, në nivelin 10%

Forcat paraushtarake sudaneze akuzohen për vrasjen e pothuajse 300 personave gjatë bastisjeve në fshatra

Dy të vdekur pas përmbytjeve të menjëhershme në New Jersey dhe New York

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë përmbytje të menjëhershme në të gjithë Moskën

Gjykata Supreme i lejon Donald Trump të pushojë nga puna gati 1,400 punonjës të Departamentit të Arsimit

Parashikimi i motit për sot, 16 korrik 2025

Vrasje misterioze në Athinë, profesori amerikan ekzekutohet një ditë pasi mori pjesë në një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve

BE dështon përballë Rusisë, Kallas: Jam e trishtuar që nuk ramë dakord për sanksionet

Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.