Policia e Lezhës ka arrestuar ditën e sotme një 36 vjeçar, i cili u zbulua në Fan të Mirditës duke kultivuar lëndë narkotike.
Bëhet fjalë për Pjetër Keçin, i cili rezulton si autori i dyshuar i vjedhjes së një automjeti tip Benz në datë 26 qershor 2021.
Njoftimi:
DVP Lezhë
Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Mirditë/Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga 1 shtetas.
Kurbin/Vihet në pranga një 36-vjeçar, me precedentë të mëparshëm kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje, të vjedhjes dhe kultivimit të narkotikëve.
Shërbimet e Policisë Mirditë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike.
Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Fanë, Mirditë, është konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike, shtetasi Pjetër Keci, banues në fshatin Fan, Mirditë, i cili është vënë në pranga nga shërbimet e Policisë.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin, në vijim të punës për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të veprave penale bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Ritvan Keqi, 36 vjeç, banues në fshatin Gurëz, Kurbin, me precedentë të mëparshëm kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje, të vjedhjes dhe të kultivimit të bimëve narkotike.
Ky shtetas dyshohet se mbrëmjen e datës 26.06.2021, ka vjedhur automjetin tip “Benz” ,në pronësi të shtetasit J.V, banues në Kurbin, i cili u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Kurbin për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja “.
(E.H/Faxweb.al)