Një zjarr i madh ka përfshirë një banesë në fshatin Hllomo, Bashkia Dropull, aty ku ka humbur jeten nje çift te moshuarish. Bëhet me dije se kanë humbur jetën Hirakli dhe Fotini Panajoti.
Mësohet se në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësja ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi pasi favorizohen nga era e fortë.
Burimet bëjnë me dije se në banesë jetonin një çift të moshuarish, të cilët kanë humbur jetën. Fshati Hllomo ndodhet 3 orë larg nga Gjirokastra dhe përshkak se rruga është e armotizuar, zjarrfikëses i është dashur kohë të mbërrijë në vendngjarje. Në këtë fshat mësohet se jetojnë një numër i vogël banorësh, të cilët kryesisht i përkasin minoritetit.
Njoftimi
Më datë 16.11.2021, rreth orës 19:20, në sallën operative ka ardhur një telefonatë se në fshatin Hllomo, Dropull, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I. P.
Si pasojë e zjarrit dyshohet se kanë humbur jetën dy shtetasit e moshuar, shtetasi I. P. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja F. P., të cilët ndodheshin në banesë.
Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(E.H/Faxweb.al)