17:38 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Lajm i keq për shqiptarët! Ja çfarë vendimi mori dje Gjermania për 20 vende

08:30 | 21/02/2022
në Bota, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lajm i keq për shqiptarët! Ja çfarë vendimi mori dje Gjermania për 20 vende

Nga dita e djeshme (e diel 20 shkurt), qeveria federale ka hequr rreth 20 vende nga lista e zonave me rrezik të lartë, përfshirë edhe Spanjën, SHBA-në dhe Britaninë e Madhe. Kështu ka bërë të ditur Instituti Robert Koch (RKI).

Tunizia, Maroku dhe India janë hequr po ashtu nga lista, si dhe disa pjesë të Francës. Kjo mundëson ardhjen më të lehtë të udhëtarëve nga këto vende në Gjermani, sepse këto vende nuk klasifikohen më si zona me rrezik të lartë. Në vendimin e fundit asnjë vend tjetër nuk është klasifikuar si zonë me rrezik të lartë.

Vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina vazhdojnë të mbeten në listën e vendeve të rrezikuara, sikur edhe Zvicra dhe shumë vende të tjera fqinje të Gjermanisë. Kjo do të thotë se personat që vijnë nga këto vende duhet të plotësojnë formularët për hyrje në Gjermani, e nëse nuk janë vaksinuar apo shëruar në tre muajt e fundit, duhet të kenë teste negative dhe të futen në karantinë.

Deri tani më shumë se 100 vende janë klasifikuar si zona me rrezik të lartë. Qeveria federale dhe ato të landeve kanë vendosur të mërkurën që klasifikimi i vendeve duhet të rishikohet, me qëllim që të lehtësohen udhëtimet përsëri. Për vendet me rrezikshmëri të lartë vlejnë rregulla të posaçme për hyrje të udhëtarëve nga këto vende në Gjermani. Për personat e pavaksinuar dhe që nuk janë shëruar vlejnë edhe rregullat e karantinimit.

Karantinimi dhe udhëtimet

Kushdo që hyn në vend nga një zonë me rrezik të lartë dhe nuk është plotësisht i vaksinuar – do të thotë nuk është vaksinuar të paktën dy herë – ose nuk është shëruar në tre muajt e fundit, duhet të futet në karantinë për dhjetë ditë.

Karantinën mund ta shkurtojë pas pesë ditësh nëse e bën një test dhe ai rezulton negativ. Për fëmijët që nuk kanë mbushur ende moshën gjashtë vjeç, izolimi përfundon automatikisht pesë ditë pas hyrjes në vend. Ata nuk kanë nevojë për teste.

Klasifikimi i një vendi si zonë me rrezik të lartë lidhet edhe me paralajmërimin e Ministrisë së Jashtme për udhëtime turistike të panevojshme. Ndërsa heqja e vendeve nga kjo listë i lehtëson edhe udhëtimet turistike në këto vende.

Gjermania ka vendosur së fundi që të heqë masat kufizuese në tri faza të ndryshme. Ndërsa me 20 mars pritet të hiqen të gjitha masat në këtë vend./DW

Etiketa: gjermania
Pas

Donaldi i dha fund me të pas daljes nga Big Brother? Beatrix reagon për herë të parë dhe jep mesazhin e fortë

Para

“Takova gjyshin, kemi folur me kamera 2 vite”/ Nisin fluturimet e para në Australi, momenti emocionues kur njerëzit ribashkohen me familjarët (VIDEO+FOTOT)

Para
“Takova gjyshin, kemi folur  me kamera 2 vite”/ Nisin fluturimet e para në Australi, momenti emocionues kur njerëzit ribashkohen me familjarët (VIDEO+FOTOT)

"Takova gjyshin, kemi folur me kamera 2 vite"/ Nisin fluturimet e para në Australi, momenti emocionues kur njerëzit ribashkohen me familjarët (VIDEO+FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Jam i tronditur”, kryeministri Kurti kërkon hetim të plotë pas vdekjes së 27-vjeçarit nga dhuna policore

Një vit burg për Karlo Ançelotin! Ish-trajneri i Realit dënohet nga gjykata spanjolle për evazion fiskal

Fusha e Maliqit pa ujë për vaditje, fermerët detyrohen të hapin puse privatisht

Spiropali nisi vizitën zyrtare në Bullgari me takimin me Kryeministrin Jeliazkov: Bullgaria mbështet përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë që la në fuqi masën “arrest me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, reagon Erion Veliaj

Vatikani i gatshëm të organizojë bisedime paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës

Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë që e konstatuan në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, procedohet penalisht 38-vjeçari

Dekreti i ri i Putinit: Të huajt rekrutohen në ushtrinë dhe inteligjencën ruse

Gjykata më e lartë për të drejtat e njeriut shpall Rusinë fajtore për mizori në Ukrainë

Presidenti Begaj përshëndet rezolutën e PE: Mbështetje për rrugën evropiane të Shqipërisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.