10:44 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Lajm i mirë për depozituesit, rriten normat e interest në lekë

10:30 | 03/01/2017
në Ekonomi, Te Gjitha
0
BIRN: Pasuria e gjyqtarëve të apelit nuk justifikohet nga pagat (VIDEO)

Që kur ka filluar ulja e normave të interesit për depozitat me afat në lekë, individët kanë larguar nga bankat mbi 750 milionë euro.

Viti 2017 mund të sjellë më shumë fitime për të gjithë individët apo dhe bizneset që kanë depozitat në lekë në banka. Normat e interesit të depozitave për disa afate maturimi kanë shënuar rritje të fortë në nëntor, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë.

Për depozitat me afat maturimi 1-mujor, norma mesatare e ponderuar mujore e depozitave të reja në lekë të korporatave jofinanciare, individëve dhe institucioneve jo me qëllim fitimi që u shërbejnë individëve u rrit nga 0.62 në 0.91%, duke arritur nivelin më të lartë në më shumë se një vit. Në dhjetor 2015, depozitat 1-mujore kishin një kthim prej vetëm 0.15%. Në rritje kanë qenë dhe depozitat 6-mujore, nga 0.47% në 0.74%.

Interesi mesatar për depozitat e reja 12-mujore ka mbetur i pandryshuar, në 0.69%. Rritjen më të fortë e kanë shënuar depozitat 48-mujore, që kanë arritur në 2.89%, duke u rritur me 1.16 pikë përqindje. Në rënie të lehtë kanë qenë normat e depozitave 24, 36 dhe 60- mujore. Për vitin 2017 pritet që interesat e depozitave të fillojnë rritjen, të orientuara nga shtrenjtimi i yield-it (interesave) të bonove të thesarit, që shërbejnë si referencë për tregun. Në ankandin e fundit të vitit të kaluar, yieldi i bonove 12-mujore kërceu në 3.22%, me një rritje të ndjeshme në krahasim me janarin 2015, kur ishte 2.11% dhe nivelin më të ulët të 2016-s prej 1.22% që arriti në korrik.

Normat e ulëta të interesit të depozitave vitet e fundit (teksa Banka e Shqipërisë ka mbajtur një politikë monetare të lirë, duke ulur koston e parasë dhe duke çuar normën bazë në 1.25%) kanë bërë që kryesisht individët të tërhiqnin depozitat me afat 12-mujor nga bankat dhe t’i kalonin ato në bono thesari, maturitete më afatgjata, ose dhe të rrezikonin me platformat e tregtimit online, paratë me fajde ose investime të tjera.

Në nëntor 2016, depozitat në lekë ranë me 8 milionë euro me bazë mujore, teksa individët vijuan të zbrazin depozitat me afat në lekë, të dekurajuar nga normat e ulëta të interesit që janë afër zeros. Depozitat me afat në lekë u ulën sërish me rreth 17 milionë euro. Ato kanë vijuar tkurrjen për të 40-in muaj radhazi (që nga shtator 2013), duke u reduktuar me rreth 750 milionë euro për periudhën në fjalë. Një rritje e normave të interesit të depozitave në lekë do të kthente sërish kursimtarët në banka përgjatë këtij viti. (E.K/SHUPLAKA)

Marrë nga Monitor* 

Etiketa: eurointeresaleku
Pas

Tifozët të çmendur pas Partizanit, shikoni se çfarë bënë në natën e Vitit të Ri (VIDEO)

Para

Del nga rruga makina, plagosen 2 persona tek “Ura e Gjoles”

Para
Del nga rruga makina, plagosen 2 persona tek “Ura e Gjoles”

Del nga rruga makina, plagosen 2 persona tek “Ura e Gjoles”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shërbimi Sekret gjerman: Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike në Ukrainë

Ambasadori shqiptar në SHBA takohet me Sekretarin amerikan Marco Rubio, Bushati: E ftova të vizitojë Tiranën!

Ilir Proda: Trafiku i armëve nga Kosova, nxitës i krimeve në Shqipëri

Arrestimi i 14 doganierëve grekë, radhë kilometrike në Qafë-Botë! Pala fqinje punon me staf të reduktuar, qytetarët në pritje për disa orë

Situata e zjarreve në vend, ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 16 vatra, 4 ende aktive

Landfilli i Elbasanit prej pesë ditësh në flakë, qytetarët përballen çdo ditë me tymin toksik. Problematikat me të cilat po përballet zjarrfikësin në terren

SHBA ndërpreu ndihmën ndaj Ukrainës, Trump telefonatë me Zlenskyn, ja çfarë diskutuan dy presidentët

Konfuzioni nga falja e gjobave administrative dhe strategjia për taksat e mjeteve të pensionistëve

Bullgarët skeptikë për anëtarësimin në Eurozonë, frikën për rritjen e çmimeve dhe humbjen e sovranitetit monetar

Përmbytje katastrofike në Teksas, konfirmohen 24 viktima, zhduken edhe 24 vajza nga një kamp veror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.