Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas vdekjes së liderit të ISIS, Abu Bekir Al-Bagdadi.
Me videon e deklaratës së presidentit të SHBA, Donald Trump ku njoftonte ndarjen nga jeta të liderit të ISIS, Abu Al Bagdad, Meta shkruan në Facebook se ky është një lajm i mirë për njerëzimin.
“Ikja në ferr e Al-Baghdadi është një lajm shumë i mirë për njerëzimin, për një botë në paqe dhe më të sigurtë,” shkruan Meta.
Gjithashtu, presidenti mbështet deklaratën e Trump, ndërsa shprehet krenar që Shqipëria është pjesë e koalicionit botëror në luftën kundër terrorizmit.
Postim i plotë:
Ikja në ferr e Al-Baghdadi është një lajm shumë i mirë për njerëzimin, për një botë në paqe dhe më të sigurtë! Mbështes plotësisht deklaratën e Presidentit Trump! Krenar që Shqipëria është pjesë e koalicionit botëror në luftën kundër terrorizmit!
https://www.facebook.com/officialteamtrump/videos/988630174812929/?t=0