SHÇBA ka nisur hetimet për shefin e komisariatit të Divjakës, Altin Shehu pas denoncimit të dhunës të ushtruar nga ai ndaj një aktivistevje të PD-së.
Njoftimi:
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot paradite në Divjakë, ku një shtetase pretendon se është dhunuar nga drejtuesi lokal i Policisë, sqarojmë se:
Denoncimi:
Aktivistja e Partisë Demokratike, Elsa Bita ka bërë një denoncim të fortë ndaj shefit të komisariatit të Divjakës Altin Shehu i cili e ka dhunuar pasi ajo ka filmuar shkeljen e heshtjes zgjedhore.
Bita ishte duke filmuar shkeljen e heshtjes zgjedhoren nga administrata e Divjakës të cilët ishin mbledhur në një lokal. Në këtë moment është ndeshur me një grup prej 4 personash të cilët e kanë pyetur përse filmon dhe pasi shefit nuk i janë bindur efektivët për të shoqëruar të renë në komisariat, ai i ka marrë telefonin nga dora dhe e ka qëlluar duke e përplasur në tokë.
(R.G/Faxweb.al)