10:48 | 11/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Largimet politike, 40 milionë euro shifra e kripur që i ka kushtuar shtetit

08:43 | 24/04/2017
në Ekonomi, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Largimet politike, 40 milionë euro shifra e kripur që i ka kushtuar shtetit

78 vendime të formës së prerë janë gjithsej nga 2014 deri më sot për të kthyer nënpunësit e administratës në punë, apo për t’i dëmshpërblyer të larguarit nga puna. Sipas Gjykatës së Apelit, bëhet fjalë për një detyrim prej rreth 40 milionë euro që shteti ka ndaj administratës së larguar.

Nga 78 vendime, 32 prej tyre janë zbatuar vetëm gjatë 2016-ës në institucionet e administratës shtetërore. Në një intervistë për “Ora News”, drejtorja e Administratës Publike, Albana Koçiu, shprehet se procesi i zbatimit të vendimeve të gjykatave është kompleks.

Kjo sipas saj për shkak se struktura në institucion ka pësuar ndryshime dhe kriteret për vende të ndryshme të punës nuk janë të njëjta me kriteret e të larguarve nga puna.

E pyetur se çfarë masash janë marrë për të parandaluar këtë fenomen, ajo shprehet se janë nën monitorim të gjithë institucionet e administratës publike sa i përket respektimit të legjislacionit, procedurave dhe mënyrës sesi vlerësohet një nëpunës civil, mënyrës sesi trajtohet një shkelje disiplinore në Komisionet Disiplinore bazuar në legjislacion.

“Do ta monitorojmë të gjithë punën në administratën publike dhe çdo kërkesë apo pretendim që do të na vijë nga qytetarë apo institucione të caktuara në lidhje me shkeljet që mund të bëjnë nëpunësit civilë. Ata kanë të drejtën që të jenë pjesë e partive politike dhe të jenë anëtarë të partive politike por u ndalohet shprehja e bindjeve apo preferencave partiake në publik.

Kanë të drejtë të marrin pjesë në organizime politike jashtë orarit të punës dhe sigurisht për një kategori nëpunësish që është kategoria e trupës së nivelit të lartë drejtues, nuk lejohet anëtarësimi në parti politike.”, është shprehur Koçiu ndër të tjera.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: administratademshperblimlargimet nga punapagesa
Pas

E hëna ndryshe, rrugët që do të bllokohen nga protesta e opozitës. Ç’pritet të ndodh sot

Para

Fuga: ‘’Mos i përdorni të rinjtë si mish për fushata’’, i komenton Manjani: Kush ka mundësi ikën, ikën, ikën

Para
Fuga: ‘’Mos i përdorni të rinjtë si mish për fushata’’, i komenton Manjani: Kush ka mundësi ikën, ikën, ikën

Fuga: ‘’Mos i përdorni të rinjtë si mish për fushata’’, i komenton Manjani: Kush ka mundësi ikën, ikën, ikën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shkelje të hapësirës ajrore, Finlanda thërret diplomatin rus

Izrael/ Opozita kërkon zgjedhje të reja, projektligji për shpërndarjen e parlamentit në votim paraprak

Policia austriake në kërkim të përgjigjeve pas sulmit vdekjeprurës në shkollë

Koçiu apel për mbrojtjen nga i nxehti: Shëndeti vjen i pari

Hapen kutitë në Dibër, do rinumërohen votat preferenciale të koalicionit të PD-ASHM

Gjermania do të përballet me gabimet gjatë pandemisë

E rëndë në Korçë! Ishte zhdukur prej 6 ditësh, gjendet i vetëvarur 20-vjeçari

Austri/ Masakra me armë zjarri në një shkollë në Graz, mijëra qytetarë ndezin qirinj për jetët e humbura

Zbulohet rrjeti i shpërndarjes së drogërave të forta në Shëngjin, prangosen dy të rinj nga Kosova dhe një francez

Fier/ Shpërndante heroinë në doza, përfundon në pranga 53-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.