06:58 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Largimi i Spallettit, fundi i një epoke te Napoli

22:09 | 02/06/2023
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Largimi i Spallettit, fundi i një epoke te Napoli

Edicioni përrallor i Napolit përfundon të dielën. Skuadra napolitane e pret Sampdorian në xhiron e fundit të edicionit, para se arkitekti i triumfit historik në Serie A të përshëndetet. Trajneri Luciano Spalletti do të largohet nga Napoli dhe do të bëjë një pushim njëvjeçar, pasi i dha fund pritjes 33-vjeçare të klubit dhe tifozëve për titull, me futbollin thuajse më emocionues në Evropë.

64-vjeçari do të mbahet mend si njeriu që i solli qytetit më të madh të Italisë jugore një gëzim të pandier që nga koha e Diego Armando Maradonës.

“Ndonjëherë ju ndani rrugët për shkak të dashurisë së tepërt… Më duhet të marr pak kohë për të pushuar, sepse jam goxha i lodhur”, tha Spalletti. “Jam gati për ndeshjen e fundit, përpara se të pauzojë një vit”.

Spalletti nuk do të merret me futboll, por me prodhimin e verës. Tashmë ka marrë leje njëvjeçare për “zejen” e re.

“Dua të shijoj pak sukses edhe në prodhimin e verës”, shtoi ai.

Përderisa Spalletti do t’u përkushtohet edhe vreshtave, Napoli do të duhej të përgatitej për edicionin e ri duke gjetur zëvendësim për trajnerin e preferuar të tifozëve. Napoli ende nuk e ka identifikuar trajnerin e ri, ndërsa disa nga lojtarët kryesorë të ekipit tashmë janë vënë në shënjestrën e klubeve më të pasura. Napoli do ta mbajë magjistarin, Khvicha Kvaratskhelia, pasi është raportuar në mediumet italiane se ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2027. Kvicha do të rinovojë deri në vitin 2028 dhe do të ketë një rritje të pagës vjetore në 2.5 milionë euro. Kim Min-jae, që pati një edicion të shkëlqyer në qendër të mbrojtjes dhe bëri tifozët që të harrojnë senegalezin Kalidou Koulibaly, ka gjasa të largohet. Ai ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh dhe Manchester Unitedi është favorit për transferimin e tij këtë verë.

Sulmuesi Victor Osimhen është gjithashtu një objektiv pasi ka shënuar 30 gola në të gjitha garat. Interesim për nigerianin kanë shfaqur pothuajse të gjitha skuadrat e mëdha të Premier Leagues.

“Fillimisht ta mbyllim këtë edicion dhe pastaj të mendojmë për gjërat e tjera. Sigurisht se ka oferta për shumicën e lojtarëve por ende nuk kemi marrë asnjë vendim, ndonëse ne duam t’i mbajmë të gjithë”, ka thënë presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis.

Fokusin kryesor në javët e fundit, De Laurentiis e ka te zëvendësimi i Spallettit. Ai tashmë është takuar me Luis Enriquen dhe Julian Nagelsmannin, por ende asgjë nuk ka konkrete.

Spalletti mori drejtimin e Napolit para fillimit të edicionit 2021/22 dhe mori vendim të largohet nga klubi përkundër që kishte arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës deri në vitin tjetër. Arsyeja e largimit të tij nuk është bërë publike, por ka raportime se ka pasur mospajtime me presidentin e klubit në lidhje me largimet dhe afrimet e lojtarëve për edicionin e ri.

“Spalletti më kërkoi vetë të largohet, sepse ndiente se nuk kishte çfarë të jepte më shumë nga vetja. Kjo është e gjithë historia në lidhje me largimin e tij”, ka insistuar De Laurentiis.

Spalletti po largohet nga Napoli edhe si trajneri më i mirë i këtij edicioni në Serie A, çmim të cilin e pranoi ditë më parë. Kjo është hera e tretë që 64-vjeçari shpallet më i miri në kampionatin italian. Me këtë çmim ishte nderuar edhe në edicionet 2004/05 dhe 2005/06 kur ishte në krye të skuadrës së Romës./Koha

Pas

“Sa gjëra pret nga unë?”. Çfarë ndodhi në ‘Famour’ mes Samantës dhe Aldionit

Para

Vuçiç: Pres nga Perëndimi propozimin për uljen e tensioneve me Kosovën

Para
Vuçiç: Pres nga Perëndimi propozimin për uljen e tensioneve me Kosovën

Vuçiç: Pres nga Perëndimi propozimin për uljen e tensioneve me Kosovën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Netanyahu humb shumicën në Parlament, lideri i opozitës: Izraeli nga sot drejtohet nga një qeveri pakice, ka ardhur koha për zgjedhje

Situata e zjarrit në Drenovë

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

Pas Francës, edhe Italia refuzon të financojë armët amerikane për Ukrainën

Zjarri në Drenovë rrezikon nënstacionin elektrik/ Zjarrfikësit në gatishmëri të lartë

KPA lë në fuqi vendimin për Sokol Malajn/ Ankesa e rrëzuar, vendimi përfundimtar

Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit (EMRI)

VKM/ Nga AKU tek Agjencia e Barnave dhe ajo e Mjedisit, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle blic në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë

Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën e Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.