Në puntatën e sotme në Famour dyshja Samanta dhe Aldion, pasi kanë pirë verë pranë kalasë, kanë shkuar për të pasur një çast argëtimi duke bërë skica të lira.
Bashkëbisedimi i tyre është shoqëruar me shkëmbime informacionesh për njëri-tjetrin dhe ‘mini –lojëra’.
Të qeshurat nuk kanë munguar si edhe momentet ngacmuese ndaj njëri-tjetrit.
Afrimiteti i Samantës ndaj Aldionit, në çdo puntatë vjen dhe më bëhet më i madh, sa këtë herë Samanta nuk ka hezituar t’i hipë në qafë.
A do të ketë diçka më tepër mes dyshes simpatike? Do të gjejë Samanta atë që është duke pritur?
Ndiqni Famour çdo të premte ora 21:00 në FaxNews nën drejtimin e Griselda Katirait.
Aldion: Më mirë të na lagë shiu, të më kishte lagur mua edhe ty. Mund të ulesh tamam si princeshë. Kë po pret?
Samanta: Po pres nga ty.
Aldion: Sa gjëra pret nga unë?
Samanta: Nuk e di, pres nga të gjithë. Mos e ngatërro verën me shpirtin.
Aldion: Gëzuar!
Samanta: Po patjetër. Më thuaj, jam shumë e bukur sot. Apo po ma thua me sy?
Aldion: Më kupton që me sy?
Samanta: Patjetër që të kuptoj.
Aldion: Po tjetër ça kupton?
Samanta: Kuptoj që ke shumë pëlqim për mua.
Aldion: Shumë të madh fare?
Samanta: Shumë. Me kaq pak, imagjino të më njohësh.
Aldion: Kur e mendoj thellë-thellë….
Samanta: Çfarë mendon se mund të kalojmë diçka interesante me njëri-tjetrin, sepse takime të thjeshta janë bërë gjithmonë?
Aldion: Tatuazhet, zgjidh një pjesë në trupin tim dhe unë do e bëj tatuazh.