Shfaqja ‘’Mendohu Xhakomino’’ do të shfaqet sot në Teatrin e Metropolit. Shfaqja ishte shtyrë prej një jave pasi një nga protagonistët kryesorë Robert Ndrenika kishte shfaqur dukshëm probleme shëndetësore. Më në fund aktori i madh i ka superuar ato dhe tashmë do të jetë sërish përballë publikut që aq shumë e ka dashur.
Ndrenika që do të luajë rolin e Totit ka realizuar mbrëmë provat gjenerale të shfaqjes dhe sot do të jetë para publikut tejet të entuziazmuar për rikthimin e tij në skenë.
Vepra e njohur e nobelistit Luixhi Pirandelos “Mendohu Xhakomino” vjen për herë të parë në Shqipëri, në sallën “Çehov” sot në orën 19:00. (E.K/SHUPLAKA)