Marine Le Pen, udhëheqësja e Frontit Nacional dhe një nga pretendentet kryesore për t’u bërë presidente e Francës në zgjedhjet e këtij viti, i ka cilësuar shqiptarët si kërkuesit me numrin më të madh të azilkërkuesve në vendin e saj.
“Kërkuesit më të mëdhenj të azilit janë shqiptarë, as që duhet t’i pranojmë kërkesat e tyre”, tha ajo gjatë një interviste në emisionin “Bourdin Direct”, me gazetarin francez Zhan Zak Burden, transmeton “illyriapress”.
Le Pen ka shqetësuar shumë vëzhgues të politikës për shkak të lidhjeve të saj të pazakonta me Vladimir Putinin e Rusisë, armiqësisë së saj ndaj Bashkimit Evropian, e paragjykimeve të forta ndaj myslimanëve pa asnjë kriter.
Pas dyndjeve të refugjatëve nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika, pas disa sulmesh terroriste në Francë, pas krizës greke dhe pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE, Fronti Nacional po kthehet në një parti që pritet të marrë postin e presidentit në zgjedhjet e këtij viti. (A.R/SHUPLAKA)
Discussion about this post