Reperi i dashur për të rinjtë shqiptarë, Ledri Vula, ka shprehur përshtypjen e tij për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
I ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” të Rudina Dembaçaj, atij i ka tërhequr vëmendjen objekti i stadiumit “Qemal Stafa”. I pyetur nga Dembaçaj nëse e njeh Lali Erion, pasi i shpjegon rikonstruktimin, Ledri Vula ka treguar se ka qenë me Veliaj në të njëjtin hotel ku kishte shkuar për pushime.
“Ça është ky vend se për herë të parë e shoh… Hera e parë që po e shoh… A ka pas diçka sipër?”, ka pyetur Ledri. I pyetur nga Rudina Dembaçaj nëse këto ndryshime i bëjnë përshtypje për mirë, nëse është me Lali Erin, reperi ka thënë: “Normal që për mirë”, por pa mundur ta identifikojë kryebashkiakun si Lali Eri.
“Aa po e njoh, si se njoh! Kemi qenë me pushime… kemi qëlluar në një hotel dhe aty e kam njohur. Nice guy…”, është shprehur ai.