Gazetari Aleksandër Furxhi, i cili njihet edhe si bashkëshorti i ish-ministres socialiste të Kulturës, Mirela Kumbaro, komentuar edhe videon e shumëpërfolur të ditës, ku kryetari i bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, është filmuar në një moment duke thithur kokainë.
Furxhi u shpreh se duket evidente që individi në video po merr drogë.
Aleksandër Furxhi: Eksperti i imazhit të kriminalistikës nuk jam. Por kryebashkiakun e Bulqizës nuk e njoh si imazh. Është evidente që individi aty po merr drogë, është e qartë.
Mund të jetë një mënyrë për të fituar pak kohë. Nëse është i bindur se është ai apo jo do të vendosë nëse do të bëjë betejën ligjore.
Ka dhe raste të tjera që kanë bërë këtë lloj takitke.