Linda Morina dhe Lek Plepi janë ndër personazhet që jo pak herë kanë tërhequr vëmendjen mediatike.
Të dy personazhet janë bërë të famshëm për videot komike që kanë shpërndarë në rrjetet sociale. Ata para pak ditësh lançuan bashkëpunimin e tyre, kënga e tyre e titulluar “Seen ka tërhequr shumë vëmendjen mediatike.
Por ajo që bëri bujë nuk ishte vetëm kënga e publikuar me titull “Seen” por deklarata që Lek Plepi bëri për një martesë të mundshme me Linda Morinën. Me sa duket bashkëpunimi i tyre nuk shkoi shumë mirë pasi kënga është fshirë nga youtube.
Këngëtari ka reaguar përmes një video në instagram, ku ju kërkon falje për fshirjen e këngës dhe kërcënon personat që ia knë bërë një gjë të tillë. Mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë me bshkëpunimin e tyre.
(M.C/FAXWEB.AL)
Discussion about this post