Një lëkundje tërmeti me magnitudë 4.7 ballë u regjistrua rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm në Itali, në zonën e Macerata-s, raporton Tgcom, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vulkanologjisë.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në zonën e Umbrias, por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar. Mësohet se dëme materiale ka patur në Pieve Torina, ku kryebashkiaku i vendit ka urdhëruar mbylljen e shkollave.
“Sot mbyllim shkollat. Kemi dëme materiale dhe po verifikokjmë gjendjen e banesave”, tha kryebashkiaku Alessandro Gentiluçi.
Pas lëkundjeve sizmike, linja hekurudhore Trenitalia vendosi të pezullojë udhëtimet për të ushtruar kontolle në hekurudhë.