Disa lëkundje tërmeti, më e forta me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter kanë zgjuar mëngjesin e sotëm qytetarët e Korçës.
Sipas të dhënave nga IGJEUM epiqendra e këtij tërmeti ka qenë 5 kilometra në largësi të qytetit të Korçës, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në disa zona përrreth.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, lëkundja e parë u ndje në orën 04;30, 5 km në veriperëndim të Korçës dhe kishte magnitudë 3,7 në një thellësi 19 km.
Ndërsa lëkundja e dytë u regjistrua rreth orës 04:45, 4,5 km në veriperëndim të Korçës dhe ishte me magnitudë 2,1, në një thellësi 18 km.
Që prej tërmeteve të njëpasnjëshme të fundvitit të kaluar, disa lëkundje të lehta janë raportuar në vendin tonë, që shërbejnë më së shumti për të rikthyer panikun te qytetarët, që përjetuan momente tmerri.