Infermieri Elson Jaçaj është pushuar nga puna për shkak se ka bërë thirrje për grevën e infermierëve dhe të mjekëve që pritet të zhvillohet me datë 20 dhjetor.
I kontaktuar nga gazetarja e Fax News Eksiola Shehu, Elson Jaçaj ka konfirmuar lajmin duke pohuar se është shkarkuar nga puna si infermier në QSUT.
Elson Jaçaj pati deklaruar se infermierët do të protestojnë për të kërkuar rritje page, shpërblim çdo fundvit dhe kushte më të mira pune.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale Shoqata e Infermierëvë të Shqipërisë kishte njoftuar se nëse deri më datë 25 infermierëvë nuk u rritet paga siç u është premtuar, edhe ata do të dalin në protestë dhe do të bojkotojnë dhe punën.
Njoftimi i plotë:
Deri me daten 25 nese Infermieret ne te gjithe vendin marin shperblim dhe nuk mbahet premtimi per rritje page do ngrihen ne protesta deri ne bojkot te Pune’s deri sa ta kuptojne vleren qe kane Infermieret.
Te gjithe bashke mund te arrijme ne ate kauz qe te gjithe duam.
Kushte pune me te mira
Paga me te larta
Shperblim per fundvitin
Siguri ne pune
Vleresim te punes dhe figures se Infermierit
Verifikim te dosjeve te cdo infermieri qe ata pa diplome e pa license te largohen e te punesohen ata qe e meritojne
Largimin e frymes se presionit dhe politizimit te profesionit te Infermiereve
Keto e shume kerkesa qe kane Infermieret do parashtrohen ne ngritjen e te gjithe Infermiereve ne vend nese Qeveri qe eshte dhe cdo Qeveri nuk reagon per kete kategori punonjesish.
(M.Q/Faxweb.al)