15:31 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

LËVIZJA e Brahos nga LSI-ja në PS dhe pozicioni aspak komod që i ka caktuar Rama në listën e Tiranës (DETAJET)

11:43 | 01/05/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
LËVIZJA e Brahos nga LSI-ja në PS dhe pozicioni aspak komod që i ka caktuar Rama në listën e Tiranës (DETAJET)

Spartak Braho është padyshim një nga kandidatët surprizë për PS-në nq qarkun e Tiranës. Edhe pse në 2013-tën u zgjodh nga PS-ja ai që në ditët e para iu bashkua Grupit Parlamentar të LSI-së. 

Një nga deputetët më aktivë në LSI dhe kreu i Komisionit Parlamentar të Sigurisë në zgjedhjet e 18 Qershorit do të garojë sërish nën siglën e Partisë Socialiste.

Nuk dihet nëse ky vendim ka qenë një vullnet i lirë i deputetit apo moskandidimi nga LSI-ja bën që deputeti të kërkojë një tjetër ‘strehë’.

Po pavarësisht kësaj ajo që të bije në sy është pozicioni jo dhe aq komod që Rama ka vendosur për Brahon në listë.

Është renditur në pozicionin e 19-të nga 37 deputetë gjithsej që do të ketë Tirana. Pra më poshtë se gjysma e listës, ndoshta Braho dhe Rama janë të sigurt te suksesi, të mos harrojmë se edhe ministrja Harito renditet dy vende më poshtë në listën e Tiranës, e 21-ta.

Braho pak kohë më parë do të shkruante një letër të hapur në të cilën shprehej se PS dhe LSI kanë një rrugë të gjatë së bashku përpara dhe se alenca do të vijonte.

Nga ana tjetër kujtojmë se Braho ka qenë mjaft kundërshtues ndaj Ramës për përfshirjen e PDIU-së në koalicionin qeverisës.

Nëse lëvizja e Brahos është për mirë apo për keq do të na duhet të presim zgjedhjet e Qershorit. (E.K/SHUPLAKA)

Spartak Braho kandidat i 19-ti ne listen e PS-se ne Tirane

 

 

Etiketa: brahokandidatlistatspartak braho
Pas

Shpat Kasapi feston 32 vjetorin e lindjes: Ndihem si 18 vjeç

Para

5 fakte që çdo grua duhet të dijë për pankreasin

Para
5 fakte që çdo grua duhet të dijë për pankreasin

5 fakte që çdo grua duhet të dijë për pankreasin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Elon Musk themelon “America Party”, por ekspertët janë skeptikë për suksesin e tij

Aksident tek “Rruga e Elbasanit”/ Furgoni përplaset me automjetin, plagoset 21-vjeçarja

Humbi kontrollin dhe doli nga rruga, ndërron jetë pasagjeri. Arrestohet shoferi 19-vjeçar

“Të ndalohet aksioni!”- Shembja e ndërtimeve pa leje, mblidhet Kuvendi i burrave në Theth

Rusia pretendon se ka zaptuar zona të reja në Donetsk, por Ukraina thotë se ka vrarë agjentë rusë

Ngec procesi i bisedimeve për armëpushim në Gaza, vriten 17 persona

Protestuan në mbështetje të Palestinës, arrestohen mbi 70 persona në Britani

Moti i keq godet Spanjën/ Lëshohet alarmi i kuq, dy persona të zhdukur nga përmbytjet

Lëkundje tërmeti në Vlorë, sa ishte magnituda

Begaj vizitë në Ohër, takohet me Ali Ahmetin: Mbështetës të palëkundur të rrugës Euroatlantike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.