Robert Lewandowski është tashmë një lojtar i ri i Barcelonës. Negociatat mes Barçës dhe Bayernit janë përshpejtuar shumë dje dhe polaku planifikon të mbërrijë në Barcelonë këtë të shtunë.
Sipas burimeve nga klubi Blaugrana, operacioni do të mbyllet për 45 milionë euro fikse, plus rreth 5 milionë bonuse. Barça nuk donte të arrinte 50 milionët fikse, që kërkonin bavarezët dhe ia kanë dalë, por duke përmirësuar paksa ofertën e parë fillestare, e cila ishte 40 milionë euro dhe u refuzua nga klubi gjerman.
Presioni i ushtruar nga lojtari ka qenë kyç ditët e fundit në mënyrë që Bayerni fillimisht të pranonte të negocionte me Barçën dhe më pas të pranonte ofertën Blaugrana.
Polaku, i cili është duke u ushtruar që nga e marta me shokët e skuadrës bavareze, por pa dëshirë, nuk ka dashur në asnjë mënyrë të dalë para fansave të tij këtë të shtunë. Ia ka arritur dhe këtë të shtunë do të jetë në Barcelonë, ndërsa mund t’i bashkohet turneut amerikan me skuadrën e re shumë shpejt.
Edhe pse Barça dhe përfaqësuesi i lojtarit, Pini Zahavi, kishin rënë dakord për një kontratë 3-vjeçare, Lewandowski më në fund do të nënshkruajë për 4 sezone si lojtar i Blaugrana, kanë sqaruar për “SPORT” burime nga negociatat.