00:01 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

LGBTI ndryshon intenerarin e marshimit, shmang përplasjen me protestuesit e PD-së

10:43 | 12/05/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
LGBTI ndryshon intenerarin e marshimit, shmang përplasjen me protestuesit e PD-së

Ditën e nesërme përveç protestës së opozitës edhe LGBTI do të vijojë me marshimin e saj për 45 minuta me rradhë. 

Nën moton “Koha e premtimeve skadoi” organizatorët kanë ndryshuar itinerarin me qëllim mospërfshirjen me çadrën e opozitës të ngritur në bulevard.

Aktivistja Xheni Karaj ka sqaruar për Ora News se ky komunitet ka marrë garanci për evitim të incidenteve nga Lulzim Basha dhe Policia e Shtetit.

Sipas Karajt është zgjedhur një itinerar marshimi në të cilin nuk preket në asnjë mënyrë çadra e demokratëve. “Ne kemi ndryshuar itinerarin tonë, parada jonë nis nga Pallati i Kongreseve për tu kthyer më pas tek Kuvendi, pa shkuar tek çadra. Nuk kemi asnjë punë me pjesën e çadrës, për të kaluar në Bllok tek ura e vogël e Bllokut do të kthehemi përgjatë Lanës dhe do të pedalojmë deri tek ura tjetër ku ndodhet Drejtoria e Policisë për tu kthyer sërish mbrapsht, për ta mbyllur në pikën e nisjes. Përveç komunitetit në çdo vit kemi një numër të madh miqsh që janë heteroseksualë dhe bashkohen me ne për të mbështetur miqtë që janë gay, familjarët e tyre që janë gay.”, u shpreh Karaj.

Por Karaj më tej ka theksuar se opozita ka dhënë garanci për evitimin e incidenteve gjatë kohëzgjatjes së paradës. “Ne kemi komunikuar gjatë gjithë kësaj kohe me Policinë e Shtetit, janë marrë masa sigurie si çdo vit. Dhe nga ana e protestuesve të PD nuk do kemi ndonjë incident sepse në fund të fundit të dyja palët dalin për të protestuar për të drejtat e tyre.”, përfundoi ajo. (J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: lgbtimarshimi
Pas

90 kilogramë drogë dhe armë brenda banesave, në pranga dy persona (DETAJE/FOTO)

Para

Pas Dukës, një tjetër padi për 18 Qershorin depozitohet në Kolegj

Para
Fati i Zgjedhjeve të Qershorit, KUSH janë 5 gjyqtarët që vendosin në Kolegj. Mes tyre Gjin Gjoni

Pas Dukës, një tjetër padi për 18 Qershorin depozitohet në Kolegj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

Zjarr i madh në Peshtan të Fierit, digjen rreth 400 dëngje bari dhe një stallë bagëtish(PAMJET)

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Kosovë, debat për votim të fshehtë/ Kandidatja për kryetare e kuvendit, Haxhiu: Nëse nuk marr 61 vota tërhiqem! Opozita njofton bojkot

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

124 mjekë të rinj specializantë nënshkruajnë kontratën me MSHMS, Koçiu: Do jeni dëshmitar të transformimeve në QSUNT

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë përsëri nëse vazhdoni programin bërthamor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.