10:59 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

LGBTI: PS, LSI, LIBRA nuk kanë qasje të mirëfilltë ndaj çështjeve të komunitetin tonë

18:45 | 20/06/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
LGBTI: PS, LSI, LIBRA nuk kanë qasje të mirëfilltë ndaj çështjeve të komunitetin tonë

Komuniteti i LGBTI-së ka shqyrtuar së fundmi qasjen e partive politike ndaj çështjeve të këtij komuniteti. Kjo analizë është bërë në kuadër të të projektit “Mendo Politikisht”.

Ky komunitet shkruan se në këtë fushatë elektorale, pjesa më e madhe e partive nuk kanë publikuar programe të mirëfillta. Nga monitorimi i realizuar në kuadër të projektit “Mendo Politikisht”, rezulton se në faqet zyrtare të partive gjenden të dhëna si statuti, qëndrime dhe plane në lidhje me çështje të ndryshme, por jo programe të plota politike.

LGBTI ndalet tek qëndrimi i Naços nga rradhët e LSI-së për këtë të drejtë duke mos e cilësuar prioritet, tek PS që nuk ka asnjë angazhim specifik drejtuar të rinjve LGBTI. 

Më poshtë renditet qasja e LGBTI-së mbi programet e tri partive për çështjet e saj:

Çështjet LGBTI në programet e partive PS, LSI dhe LIBRA

Fillimisht duhet thënë se në këtë fushatë elektorale, pjesa më e madhe e partive nuk kanë publikuar programe të mirëfillta. Nga monitorimi i realizuar në kuadër të projektit “Mendo Politikisht”, rezulton se në faqet zyrtare të partive gjenden të dhëna si statuti, qëndrime dhe plane në lidhje me çështje të ndryshme, por jo programe të plota politike.

Lëvizja Socialiste për Integrim

Në faqen zyrtare të LSI janë publikuar një program për arsimin dhe një plan për zhvillimin ekonomik.

Në sesionin “Pasqyrë e Aktualitetit Shqiptar” të programit të LSI për arsimin, pasqyrohen kritika rreth gjendjes aktuale të institucioneve dhe politikave arsimore. Programi përmend përciptazi çështje të të drejtave të njeriut kur premton shanse të barabarta në arsim dhe mbështetje për komunitetin rom. Por në këtë program mungon vizioni për t’i bërë shkollat një ambient të sigurt dhe të mbrojtur nga fenomeni i bullizmit, që do të ishte një çështje me rëndësi për të rinjtë LGBTI.

Nëse do të marrim në analizë qëndrimin e LSI ndaj çështjeve të komunitetit LGBTI në këtë 4-vjeçar, vlen të përmendet se ish-Ministri i Drejtësisë i propozuar nga LSI Z. Nasip Naço, ka bllokuar nismën e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për të amenduar nenin 163 që ripërkufizon konceptin e bashkëjetesës në Kodin e Familjes. Edhe pse  në jurisprudencën ndërkombëtare dhe në Kushtetutën e Shqipërisë e drejta për jetë familjare (jo përkufizimi për martesën) është një e drejtë themelore e njeriut, qëndrimi i Ministrit Naço ishte se kjo e drejtë e njeriut “nuk është prioritet”.

Aleanca LGBT dhe Pro LGBT, në kuadër të projektit “Mendo Politikisht”, i kanë dërguar Lëvizjes Socialiste për Integrim një kërkesë për informacion rreth qëndrimeve dhe parashikimeve për çështje të ndjeshme për komunitetin LGBTI si: e drejta për bashkëjetesë, e drejta për akses të barabartë në shëndetësi për komunitetin transgjinor, angazhimi për implementimin e Planit Kombëtar për personat LGBTI 2016-2020, masat parandaluese për dhunën në familje, politikat kundër diskriminimit në sistemin arsimor dhe ambientet e punës etj. 
Kjo kërkesë ende nuk ka marrë një përgjigje nga ana e kësaj force politike.

Partia Socialiste

Në faqen zyrtare të Partisë Socialiste programi i fundit i publikuar është i ndarë në 4 kapituj: Rimëkëmbje e Ekonomisë, Ripërtëritje Shoqërisë, Rivendosje e Demokracisë dhe Ribashkim me Evropën. Një tjetër rubrikë e quajtur “Reformat” paraqet në mënyrë të përmbledhur përmes broshurave, informacion mbi reformat e ndërmarra në këtë 4-vjeçar, megjithatë duhet thënë se të dhënat në faqen “Programi” në shumë raste janë të ngjashme me ato vitit 2013.

Në sesionin “Ripërtëritja Shoqërore” të këtij programi theksohet ofrimi i shërbimeve publike cilësore pavarësisht orientimi seksual.

Në rubrikën “Reformat” të publikuar në faqen e saj zyrtare ka listuar angazhimin dhe zotimet për rininë. Mes tyre përmendet fuqizimi i Zyrës së Komisionerit kundër Diskriminimit, nxitje për edukimin dhe punësimin e të rinjve romë, por nuk ka asnjë angazhim specifik drejtuar të rinjve LGBTI.

Në një takim me përfaqësues të partisë socialiste, aktivistët për të drejtat e komunitetit LGBT u informuan se në programin e ri të Partisë Socialiste janë integruar terminologji dhe politika të reja kundër diskriminimit si koncepti i “punësimit të ndershëm” i cili nënkupton mos diskriminimin në paga dhe trajtim të barabartë në vendin e punës. Si edhe plani për të krijuar 61 qendra për këshillimin e karrierës dhe strehëza për fëmijët e abuzuar në secilën nga njësitë vendore, nga të cilat mund të përfitojnë edhe të rinjtë LGBT.

Lista e Barabartë (LIBRA)

Në Manifestin e publikuar në faqen zyrtare të kësaj partie thuhet: “LIBRA nuk paragjykon askënd për shkak të etnisë, gjinisë, pasurisë, moshës, përkatësisë fetare, orientimit seksual apo bindjeve të mëparshme politike dhe do të inkurajojë dhe nxisë mendimin ndryshe në të gjithë veprimtarinë e saj politike”.

Në kuadër të projektit “Mendo Politikisht”, aktivistët për të drejtat e komunitetit LGBTI zhvilluan një takim me përfaqësuesen e LIBRA, Mimoza Hafizi. Ajo u shpreh se LIBRA e ka vendosur barazinë mes njerëzve në themelin e organizatës.

Hafizi i konsideron të drejtat e komunitetit LGBTI si një çështje themelore, qëndrimet rreth të cilës duhet të mbahen me votim anëtarësie. Ajo u shpreh e gatshme për të nisur një debat me 12.000 anëtarët e LIBRA, ku të përqasen argumentet dhe të votohet mbi qëndrimet për çështjet me rëndësi për komunitetin LGBT.

*Në vazhdim “Mendo Politikisht” do të publikojë edhe qëndrimet e partive të tjera të monitoruara rreth çështjeve LGBTI.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: lgbtipartite politike
Pas

Ish-sekretari Plarent Ndreca kallëzon penalisht ish-kolegët në Ministrinë e Arsimit: Më fyen dhe dhunuan

Para

Stadiumet e së ardhmes, ndenjëse me vibrim dhe birrë me dron

Para
Stadiumet e së ardhmes, ndenjëse me vibrim dhe birrë me dron

Stadiumet e së ardhmes, ndenjëse me vibrim dhe birrë me dron

Discussion about this post

 



Të Fundit

Durrës/Operacioni “Bicycle 3”, arrestohet 36-vjeçari që vodhi 8 biçikleta në qytet

Koçiu ndan këshilla për të përballuar të nxehtin e verës

IAEA: Irani mund të rifillojë pasurimin e uraniumit brenda disa muajsh

Lushnjë/ Arrestohet një autor dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori për vjedhjen e 4 motomjeteve elektrike në biznes

Anija “Oriku” e Forcës Detare, pjesë e stërvitjes rajonale “ADRION LIVEX 25”

Situata e zjarreve në vend/ 58 vatra zjarri në 24 orët e fundit, Tirana dhe Fieri zonat më të prekura

Konflikti në Lindjen e Mesme, paralajmëron kreu i IAEA: Irani mund të rifillojë ndërtimin e një bombe bërthamore brenda pak muajsh

Vala e të nxehtit pushton Evropën/ Alarme të kuqe në disa shtete, temperatura mbi 40°C dhe frikë nga zjarret

Rama ndan pamjet nga rruga Zgosht – Ura e Çerenecit: Lidh zonat malore të Librazhdit me Dibrën, i jep ‘frymë’ zhvillimit lokal

U shty të premten, sot përpjekja e 38-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.