Një aksident ka ndodhur gjatë natës në aksin rrugor Librazhd-Përres, në vendin e quajtur Pishkash ku mësohet se një trajler me targa maqedonase ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Po ashtu bëhet me dije se drejtuesi i këtij mjeti ka shpëtuar. Ndërkohë, policia po heton shkaqet e aksidentit.